Tërbohet

Futboll

Tërbohet

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:24
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është nxehur me tre nga shokët e tij të skuadrës, te Real Madrid, gjatë fitores ndaj Al Jazira. Real Madrid hipotekoi një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Al Jazira në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës për klube, të organizuar nga FIFA me Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale që realizuan golat e suksesit. Gjithsesi, ylli portugez i “Los Blancos” raportohet se ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, teksa rrezikuan fitoren ndaj skuadrës me bazë në Abu Dhabi, Al Jazira. Madje, Real Madrid e pa veten në disavantazh ndaj kundërshtarit, përpara se Ronaldo të rivendoste barazinë në rezultat, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Sipas pretendimeve të “Diario Gol”, Ronaldo është tërbuar me Isco dhe Karim Benzema. Francezi bëri një mori gabimesh përpara portës dhe u ankua gjatë të gjithë kohës ndaj shokëve të skuadrës se gjoja nuk po shërbehej mjaftueshëm. Ronaldo u mërzit gjithashtu me paraqitjen e Isco në mesfushë. Spanjolli hasi vështirësi për tu lidhur me ish-futbollistin e Manchester United në sulm, dhe Ronaldo mendon se numri 22 i Los Blancos ngadalëson lojën kur është në zotërim të topit. Supozimet e “Diario Gol” vijojnë me pretendimin se CR7 preferon që mesfusha të udhëhiqet nga Asensio, pasi stili i tij i lojës i shkon më përshtat portugezit.

Por kjo nuk është gjithçka, pasi Ronaldo është zhgënjyer edhe me performancën e Achraf Hakimi, e cila është vlerësuar si jo më e mira. Futbollisti 19-vjeçar hasi vështirësi të menaxhonte sulmet e Al Jazira, duke vendosur disa herë në rrezik skuadrën me disa prej vendimeve të tij në mbrojtje. Gjithsesi, Ronaldo dhe “Los Blancos”, u shpëtuan nga rikthimi i Bale, i cili shënoi më pak se një minutë pas futjes në lojë, pikërisht me topin e parë që preku me këmbë. “Është fantastike të shënosh. Synon të japësh një ndikim kur aktivizohesh si zëvendësues, por gjëja më e rëndësishme është që fituam dhe se jemi në finale. Duhet ende të përmirësohem pak, por duhet të jem i duruar. Kam patur disa probleme, duhet të dëgjoj trupin tim, por do të punoj fort në fushë dhe jashtë saj, për të arritur aty ku unë dëshiroj”, deklaroi Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat