Livoreka: Nuk është aq keq

Futboll

Livoreka: Nuk është aq keq

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Livoreka në veprim

Disa skuadra mendojnë për pjesën pranverore të kampionatit, sidomos që të përforcohen dhe të jenë edhe më të forta se sa në pjesën e vjeshtore. Një numër i madh i skuadrave kërkojnë titullin e kampionit, si Llapi nga Podujeva, Prishtina, Drita nga Gjilani, Feronikeli nga Drenasi, Trepça ’89 nga Mitrovica, Liria e Prizrenit, pa lënë anash edhe Gjilanin. Drita ka ambicie të mëdha, e cila skuadër mban pozitën e tretë me 30 pikë, ngec për katër pikë nga kampioni vjeshtor, Llapi.

Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, është optimistë se do të ngritën edhe më shumë në vazhdim të edicionit. “Fakt që kemi pritur më shumë, mirëpo duke marrë parasysh se disa lojtarë kemi qenë të lënduar, pastaj ardhja e shumë futbollistëve dhe komponimi, besoj që nuk është edhe aq keq, për arsye se qysh në janar loja jonë do të ngritët dhe lëndimet do të sanohen, si dhe do të jemi edhe më të fortë”, tha Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se Prishtina e Llapi janë rivalët më të mëdhenj? “Mendoj se këta janë ata të cilët do të jenë kandidatët kryesorë, por nuk përjashtoj mundësinë të jenë edhe Liria, Trepça ’89, Feronikeli, edhe pse kjo e fundit ka pasur momente të mira e të këqija gjatë këtyre ditëve. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat