Murseli: Ferizajt i mungojnë mjetet

Futboll

Murseli: Ferizajt i mungojnë mjetet

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:05
Rexhep Murseli

Pritet të jetë shumë e nxehtë pjesa pranverore mes skuadrave që synojnë dy vendet e para në Ligën e Parë, që shpien direkt në elitën e futbollit. KEK-u nga Kastrioti është kampion vjeshtor me 39 pikë, pasojnë Vushtrria e Ballkani me nga 34 sosh, Onix (30), Ferizaj (29), Fushë Kosova (27) etj. Megjithatë, skuadra e Ferizajt përfundoi në vend të pestë me 29 pikë në pjesën vjeshtore dhe synon rikthimin në elitë.

Ferizajasit janë të kënaqur me renditjen dhe pikët, duke e marrë për bazë edhe vështirësitë që hasën gjatë vjeshtës kur kihet parasysh se futbollistët kishin bojkotuar tri ndeshje për shkak të pagave! Kryetrajneri i Ferizajt, Rexhep Murseli, tha se në mungesë të përkrahjes, rezultatet janë jashtëzakonisht të mira, edhe pse kanë mundur të janë më mirë me pikë.

“Në bazë të kushteve dhe fondit të lojtarëve, në bazë të asaj atmosfere, në mungesë të përkrahjes, duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë pozitë ku jemi aktualisht, edhe pse kemi mundur me shumë, por në disa ndeshje nuk kemi pasur fat. Në bazë të asaj çfarë ndodhi në tre-katër muajt e fundit, është pozitë reale”, tha Murseli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A besoni e shpresoni se do të jeni në dy vendet e para, që sigurojnë rikthimin në elitë? “Nëse ka organizim, synojmë dy vendet e para për rikthim në shoqërinë e më të mirëve. Ferizajt i mungojnë mjetet financiare, organizimi i kryesisë, sepse gjatë vjeshtës kemi qenë me dy njerëz. Ferizajt i duhet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat