Juventusi siguron gjermanin

Futboll

Juventusi siguron gjermanin

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Juventusi siguron gjermanin

Juventus nuk ndalet kurrë. Dyshja Marotta-Paratici është vënë në punë për të përmirësuar akoma më shumë organikën, veçanërisht në mesfushë. Pas një ndjekje të gjatë, duket se marrëveshja me Emre Can është vetëm një hap larg. Kontrata e 23-vjeçari është drejt skadencës dhe lojtari ka refuzuar ofertat për rinovim të Liverpool, ku do të qëndrojë deri në fundin e këtij sezoni, për t’u transferuar më pas te bardhezinjtë me kosto zero.

I ri, i fortë, në gjendje të mbulojë disa pozicione të mesfushës: Emre Can do të ishte një goditje e rëndësishme, ashtu siç do të ishte Fabinho. 24-vjeçari brazilian i Monaco ka bërë të ditur se ka dëshirë të largohet nga bardhekuqtë në fundin e këtij sezoni: “Ky duhet të jetë viti im i fundit këtu, por askush nuk ka folur me mua ose menaxherin tim. Do të flasim përsëri për këtë në maj”. Juventus është gati të sfidojë PSG, Manchester United dhe Atletico Madrid për ta siguruar.

Mes cilësive të Emere Can dhe Fabinho është edhe ajo që të luajnë si mbrojtës të krahut të djathtë, një rol në të cilin Juventus duhet të përforcohet. Mattia de Sciglio po përmirësohet, por Allegri-t i duhet një alternativë cilësore, edhe pse Lichtsteiner do të largohet nga Torino në qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat