Rakitic ‘thumbon’ Neymarin

Futboll

Rakitic ‘thumbon’ Neymarin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:21
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic ka thënë për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Neymar, se nganjëherë lojtarët më të mirë në botë nuk e bëjnë skuadrën më të mirë.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, por nganjëherë lojtarët më të mirë në botë nuk e bëjnë skuadrën më të mirë”, tha kroati për gazetën kroate, Sportske Novosti.

“Ne e kemi kapërcyer largimin e tij me punë kolektive”.

“Kemi punuar sa më zellshëm që ka qenë e mundur, dhe kemi mundur të fitojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat