Liverpool përcjell një mbrojtës

Futboll

Liverpool përcjell një mbrojtës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:51
Ahmed Hegazi

Skuadra nga Anfield Road po e përcjell me kujdes egjiptianin e huazuar tek West Brom, për të parë mundësinë e blerjes.

Liverpool është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të West Brom, Ahmed Hegazi.

Egjiptiani që është i huazuar nga skuadra Al Ahly, raportohet të ketë tërhequr vëmendjen edhe të Leicester City.

Megjithatë, West Brom ka mundësinë e blerjes së krejt kartonit të mbrojtësit për shifrën prej 5 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat