Klopp, gati të provojë përsëri për Kovacicin

Futboll

Klopp, gati të provojë përsëri për Kovacicin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:11
Mateo Kovacic

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ringjallur interesimin e tij afatgjatë në mesfushorin e Real Madridit, kroatin, Mateo Kovacic.

Klopp ka ndjekur Kovacicin që nga koha e tij në krye të Borussia Dortmundit dhe ka bërë hetimet e para për disponueshmërinë së tij gjatë verës së kaluar.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, trajneri gjerman është i gatshëm të provojë përsëri për reprezentuesin e Kroacisë për tregun kalimtar dimëror.

Me Emre Can që po refuzon të nënshkruajë kushtet e reja me Redsat, drejtuesit e Redsave janë në kërkim të emrave të ri.

Pikërisht emri i Kovacicit është në shqyrtim në Liverpool si një zëvendësim adekuat i gjermanit.

Pavarësisht se është vlerësuar shumë brenda Realit, Kovacic i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se ai është i gatshëm të largohet nëse ai nuk merr garanci për të luajtur rregullisht.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat