Sarri merr lajmin më të mirë të javës, i rikthehet xhevahiri

Futboll

Sarri merr lajmin më të mirë të javës, i rikthehet xhevahiri

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:21
Maurizio Sarri

Lajme të mira për Maurizio Sarrin. Trajneri i Napolit do të ketë mundësi të mbështet te shërbimet e Lorenzo Insignes në sfidën delikate të kësaj fundjave ndaj Torinos në transfertë. 

Sulmuesi i kombëtares italiane ka lënë pas problemet që ka pasur në ije të cilat e detyruan Insignen të mungonte në sfidat ndaj Feyenoord në ChampionsLeague dhe Fiorentinës në kampionat. 

Këtë të enjte lojtari e ka zhvilluar të plotë të gjithë seancën stërvitore me grupin dhe gjasat janë që të zbresë në fushë që nga minuta e parë të shtunën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat