Cila është e vërteta e Ozilit?

Futboll

Cila është e vërteta e Ozilit?

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:50
Mesut Ozil

Arsene Wenger insiston se Mesut Ozil nuk do të bashkohet me Manchester United në janar, por ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të turko-gjermanit nga Arsenali verën e ardhshme. Kontrata e Ozil skadon në fund të sezonit aktual dhe më pas është i lidhur me një numër klubesh, duke përfshirë Barcelonën dhe Manchester United e Jose Mourinhos. 29-vjeçari mund të negociojë me klubet e tjera që nga janari, përpara një transferimi të mundshëm të lirë verën e ardhshme. Trajneri Wenger është këmbëngulës që Ozil, të paktën të shohë marrëveshjen e tij në “Emirates”, megjithëse ai nuk ndalet që të mohojë se do të largohet. “Nuk e di sa afër është, – tha ai, kur u pyet nëse Ozil do të nënshkruajë një marrëveshje të re. – Gjithsesi, asnjëherë nuk na është drejtuar se ka kërkesë nga Manchester United, kështu që nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo pistë. Kjo është diçka që është krijuar nga mediat, ndoshta. Sidoqoftë, ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pjesa tjetër është e hapur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat