James: Rikthim në Madrid? Nuk e di, sepse tani po mendoj…

Futboll

James: Rikthim në Madrid? Nuk e di, sepse tani po mendoj…

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:17
James Rodriguez

Mesfushori i Bayern Munich, James Rodriguez, ka analizuar në një intervistë për “Noticias Caracol” thënien e Cristiano Ronaldos pas disfatës ndaj Tottenham në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve se “me kolumbianin, Morata dhe Pepe, Real Madridi ishte më i fuqishëm.

“Ata ishin duke shkuar nëpër një kohë të keqe. Unë mendoj se Real Madridi ka lojtarë shumë të mirë, për të bërë një sezon të mirë. Eshtë një ekip i madh, ka potencial për ta ndryshuar të gjithë këtë. Kam lënë shokë shumë të mirë në Madrid dhe sa herë që mund t’i shikoj lojërat e tyre, unë mbaj kontakt me Ramos, Benzema dhe Marcelo.

Kthimi në Madrid? Nuk e di, sepse tani po mendoj për Bayern Munich. Jam 2 vjet i huazuar, po kaloj një kohë të mirë këtu dhe jam i lumtur. Pozita ime te Bayern Munich? Tashmë kishte luajtur në atë rol që bëja te Real Madridi me trajner Ancelottin dhe Zidane. Atje kemi luajtur me Kroos, Modric dhe mua, këtu jam duke luajtur me Javi Martinez dhe Vidal në këtë linjë, ku mund të bëjmë gjëra të mira dhe të krijojmë më shumë. Në kombëtare, trajneri Pekerman dëshiron të luaj pak më lart, si sulmues i dytë, apo në krah të majtë, por në këto pozicione të ndryshme ndihem rehat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat