Strakosha me Lazion kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Strakosha me Lazion kualifikohen në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:19
Thomas Strakosha

Portieri Thomas Strakosha, me skuadrën e Lazios janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll. Lazio pa vështirësi e mposhti me rezultat 4:1 Cittadella-n, skuadër e cila garon në Serie B.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë bëri paraqitje të mirë dhe është i lumtur që siguruan biletën për më tutje, ku i pret një rival mjaft i vështirë, Fiorentina nga Firenca.

Immobile (11' e 87'), Anderson (24'), Camigliano (36'-autogol) shënuan për Lazion dhe Bartolomei (41') për Cittadella-n. Lazio synon finalen e madhe, edhe pse do ta ketë një rrugë të vështirë, pasi do të luajnë sfidën në Firencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat