Nëse Ibra nuk jep garanci...

Futboll

Nëse Ibra nuk jep garanci...

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:51
Ibra

Zlatan Ibrahimoviç iu rikthye bujshëm fushave të blerta pas dëmtimit që pësoi në fund të sezonit të kaluar, duke këputur ligamentet e gjurit. Debutoi pas thuasje 7 muajsh në sfidën ndaj Newcastle, më 18 nëntor, duke qëndruar 16 minuta në fushë. Më pas suedezi është aktivizuar në 16, 28, 2 dhe 14 minuta në katër ndeshjet pasardhëse. Pra, ka në këmbë një total prej 73 minutash në 5 ndeshje. Ndaj Bournemouthit qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, ndërsa në Champions kundër CSKA-së së Moskës nuk u grumbulluar nga Mourinho.

Ekzistojnë dyshimet tek United se Ibra nuk mund të kthehet më i pari, duke iu referuar gjendjes së tij fizike.

“Sun” nënvizon se Mourinho nuk e ka aktivizuar në dy raste për t’i dhënë mundësinë që të kryejë një përgatitje specifike për gjurin që e dëmtoi 20 Prillin e kaluar kundër Anderlechtit. Vlerësimi i situatës së Ibrahimoviçit është shumë i rëndësishëm për merkaton. Nëse suedezi nuk jep garanci, atëherë drejtuesit e Manchester United duhet të fokusohen në merkato për t’i gjetur një alternativë më të besueshme Romelu Lukakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat