FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës

Futboll

FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Mediat spanjolle raportojnë se FIFA mund të ndërmarrë masa dramatike gjersa hetimi i saj ndaj korrupsionit historik në Federatën e Futbollit të Spanjës vazhdon.

E përditshmja “Marca” dhe El Pais raportojnë se Spanja mund të përjashtohet nga Kupa e Botës për shkak të aferës korruptive të njohur si “Villar affair”.

Mediat spanjolle njoftojnë se Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) ka marrë vërejtje nga organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) duke u paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në çështjet e sportit mund të çojnë drejt largimit të Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë edhe përjashtimin e kombëtares spanjolle nga të gjitha garat që merr pjesë.

Si pasojë, Spanjës mund t’i mohohet pjesëmarrja në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Arsyeja për këtë është propozimi i mëhershëm për të mbajtur zgjedhje të reja për zgjedhjen e presidentit të FFS-së nga Gjykata Supreme e Sporteve (CSD).

Qeveria spanjolle ndërhyu në këtë çështje të FFS-së në mënyrë që t’i jepte fund “Villar affair”, me FIFA-n që tani është e shqetësuar se këto veprime e kanë vënë në rrezik autonominë e FFS-së. 

Përzierja e CSD-së e shkel artikullin 13 të statusit zyrtar të FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat