Wanda: Icardi, gjithë jetën te Interi, nuk di asgjë për Realin

Futboll

Wanda: Icardi, gjithë jetën te Interi, nuk di asgjë për Realin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Wanda Nara shpreson që Mauro Icardi të qëndrojë në Inter për gjithë jetën, por ka refuzuar të komentojë rreth ndonjë interesimi nga Real Madridi.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një lëvizje tek Los Merengues, por ka qenë e qartë se ai dëshiron të mbetet te Nerazzurët.

Gruaja e tij, Wanda, e cila gjithashtu vepron si agjente e tij ka folur rreth situatës së sulmuesit argjentinas dhe dëshirave që ai ka.

“Ne gjithmonë shpresojmë të qëndrojmë në Inter, kjo varet nga klubi”, ka thënë fillimisht Wanda për Canale 5.

“Nuk di asgjë për Real Madridin, kështu që nuk do të them as JO dhe nuk do të them as PO”.

“Nëse do të ishte për Mauron, ai do të qëndronte në Inter për gjithë jetën, por pastaj ka gjëra të tjera që nuk mund ta dimë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat