FFM për dikë nënë e për dikë njerkë

Futboll

FFM për dikë nënë e për dikë njerkë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 15:27
Pamje nga një ndeshje

Në stadiumin e FC Shkupi në vizitë ishin zyrtarët e FFM-s, të cilët inspektuan gjendjen momentale të fushës, në të cilën gjatë ditëve sa kishim në dispozicion, tentuam që ta rregullojmë në mundësitë tonë. Por zyrtarët e FFM-s, nuk dhanë dritë jeshile që ndeshja të luhet në fushën tonë, me pretekst se nuk i përmbush kushtet, ndërkohë si alternativë e vetme për të plotësuar edhe kërkesat e tifozëve tanë ishte propozuar stadiumi në lagjen Gjorçe Petrov, i cili aspak nuk dallon nga stadiumi i Çairit dhe nuk ofron kushte më të mira.

Në një situatë të këtillë, ku nuk na është mundësuar që të bëjmë zgjedhje tjetër, për shkak të mos eliminohemi nga garat e Kupës së Maqedonisë, obligohemi që këtë ndeshje ta luajmë në stadiumin e Gjorçe Petrovit. Me këtë akt Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë ka dëshmuar se për disa ekipe është “nënë” e për disa të tjera “njerkë”.

Por gjithsesi, aspiratat e klubit janë që në këtë ndeshje të nxjerrim rezultat pozitiv dhe të kualifikohemi për në çerekfinale, ndërsa për të arritur këtë do të kemi nevojë edhe për përkrahje sa më të madhe të publikut, të cilët i ftojmë që në numër sa më të madh të vijnë të dielën ta mbështesin klubin e tyre të zemrës, drejt sukseseve të reja.

Të përkujtojmë se FC Shkupi në ndeshjen e parë të luajtur po në stadiumin Gjorçe Petrov, ku nikoqire ishte skuadra e Vardarit, nxori rezultat pozitiv 1:1, që na jep mundësinë të shpresojmë në kualifikim tutje.
Ndeshja FC Shkupi - KF Vardari do të luhet të dielën 17.12.2017 me fillim në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat