Spalletti kërkon përforcime!

Futboll

Spalletti kërkon përforcime!

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:16
Luciano Spalletti

Lideri i Serie A, Interi, pretendon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri zikaltër, Luciano Spalletti.

“Duhet të bëjmë kujdes. Duhet të qëndrojmë pak në heshtje deri në momentin që presidenti nuk do të sqarojë se çfarë do të behët në këtë sesion të afatit kalimtar. Më pas nëse doni emra, unë mund t’ju jap tre: dua Sergio Ramos në mbrojtje, Iniesta në mesfushë dhe Sanchez në sulm”, kështu provokon trajneri i Interit.

“Do të vihemi në lëvizje për këta të tre, dakord? Duhet t’u japim respektin që meritojnë lojtarëve që na kanë dërguar ekipin në krye të renditjes”, tha Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat