Pranon fajin

Futboll

Pranon fajin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:14
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para sfidës së nesërme përballë Udineses në ‘San Siro’, ku ka komentuar gjendjen e skuadrës. Trajneri zikaltër ka marrë përgjegjësinë e komplikimit të sfidës me Pordenonen, ndërsa ka vlerësuar edhe Udinesen, si një kundërshtar që e ka lënë pa gjumë. Nuk mund të mungonin edhe komentet mbi merkaton, teksa Spalletti ka ironizuar me të pranishmit, duke përmendur emra që janë të pamundur për t’u transferuar.

Pordenone? Gabova unë, sepse bëra shumë ndryshime në formacion. Nëse do të kisha ndryshuar vetëm 3-4 lojtarë, do ta kishim thjeshtuar shumë punën, por me 8 emra të rinj, është shumë e vështirë të organizohesh.

Udinese? Është një skuadër që e kam shumë për zemër, pasi kam kaluar vite të bukura në Friuli. Këtë sezon kanë shfaqur probleme, por kanë ditur të dhurojnë edhe ndeshje mjaft të mira. Për më tepër, tani kanë një trajner si Oddo, që di të marrë maksimumin. Mund të them se kjo sfidë po më lë pa gjumë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat