A do ta drejtojë KEK-un?

Futboll

A do ta drejtojë KEK-un?

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Xhengis Rexhepi me dy trajnerë

Ndihmëstrajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Xhengis Rexhepi e pranon se këtyre ditëve ka marrë oferta serioz nga skuadra e KEK-ut nga Kastriotit.

“Kam marrë ofertë serioze nga KEK. Oferta është tërheqëse dhe afatgjate. Mirëpo, kam edhe dy opsione të tjera për të ardhmen time. Do të vendosi javën e ardhshme se ku do të vazhdojë karrierën si trajner”, deklaroi për Lajm të Maqedonisë, Rexhepi.

“Unë do të mbetem edhe në reprezentacionin e Maqedonisë, pasi pozita që e kam më mundëson të udhëheq edhe klub”, sqaroi ndihmëstrajneri i Maqedonisë, Xhengis Rexhepi.

KEK është kandidatë kryesor për të hyrë në Superligën e Kosovës, pasi kryeson renditjen me 39 pikë në 17 javë të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat