Starova:Titulli nuk ka ku të shkojë

Futboll

Starova:Titulli nuk ka ku të shkojë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
Starova

Partizani i Sulejman Starovës është një skuadër me fytyrë të re që kërkon të thyejë tabu të vjetra. Trajneri kryeqytetas përballet këtë të diel me një prej skuadrave që sezonin e kaluar i ka shkaktuar më shumë dëme. Në Gjirokastër, të kuqtë nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë dhe këtë sezon për herë të parë, Partizani viziton qytetin e gurtë, ku Starova takon një mik të vjetër.

“Hasan Likën e kam mik të ngushtë. Ai ka ndryshuar fytyrën e Luftëtarit si me shkop magjik. Luftëtari i ka bërë të gjithë ndeshjet e mira, mund të merte më shumë pikë. Për rrjedhojë kanë filluar të evidentohen edhe lojtarët cilësorë që ka kjo skuadër. Fakti tregoi që me Kamzën, skuadrën më të mirë të momentin, jo vetëm e fitoi ndeshjen, por e dominoi edhe me lojë. Të dyja skuadrat luftojnë për fitoren, le të fitojë më i miri".

Një çështje e nxehtë në kampin e kuq është edhe ajo e titullit të dy sezoneve më pare, që, pasi iu hoq Skënderbeut, ka mbetur pa një skuadër dhe Starova ka një qëndrim të qartë.

“Ai titull nuk ka ku të shkojë, se është yni, për faktin se skuadra Skënderbeut e ka marrë dënimin dhe Ilir Shulku thotë që nuk është UEFA që e jep. UEFA ka dhënë një dënim, Federata ka dhënë një dënim tjetër të formës së prerë. Në qoftë se duan ta lënë kampionatin pa fitues, fshijnë një pjesë të historisë. Automatikisht jemi ne skuadra që e meritojmë atë titullin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat