Udinese po e lë pa gjumë Spallettin

Futboll

Udinese po e lë pa gjumë Spallettin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:05
Spalletti

Serie A rikthehet me ndeshjet e xhiros së 16-të këtë fundjavë.

Liderët e kampionatit italian, që njëherit janë edhe skuadra e vetme e pamposhtur, nesër (e shtunë) në San Siro presin skuadrën e Udineses.

Sfida me Udinesen po e frikëson trajnerin Spalletti, gjë të cilën e ka pranuar në konferencën për shtyp.

“Kjo Udinese ka forcë dhe kualitet. Po më lë pa gjumë. Por unë kam besim të madh te Interi”, ka deklaruar Spalletti.

Pas 16 jave, Interi kryeson në Serie A me 40 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat