Zidane: Do ta mbroj Benzeman deri në vdekje

Futboll

Zidane: Do ta mbroj Benzeman deri në vdekje

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 21:17
Zidane/Benzema

Zinedine Zidane është i gatshëm të bëjë gjithçka për Karim Benzeman.

Këtë e ka dëshmuar trajneri francez në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Botës për Klube ndaj Gremio.

Benzema po akuzohet për formë të dobët te Reali, e rreth kësaj gjëje është pyetur Benzema.

“Unë nuk pajtohem me kritikat. Ajo që më intereson ua nuk është vetëm goli. Unë nuk e shoh vetëm golin te Benzema, pasi ai nuk është lojtar që shënon 60 gola në sezon. Futbolli është sport ekipor dh ai është një nga më të mirët në këtë. Për këtë e vlerësoj. Do ta mbroj atë deri në vdekje”, ka deklaruar Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat