Ronaldo: I lumtur dhe krenar me atë që kam arritur te Reali

Futboll

Ronaldo: I lumtur dhe krenar me atë që kam arritur te Reali

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 22:17
Cristiano Ronaldo

Futbollisti portugez së fundmi ka fituar Topin e Artë për të pestën herë në karrierë.

Cristiano Ronaldo ka treguar që është shumë i lumtur dhe krenar me arritjet që ka pasur me Real Madridin, pasi theu edhe një rekord duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube.

Portugezi ka realizuar golin e barazimit në fitoren 2:1 të Realit në gjysmëfinale ndaj Al Jaziras, duke kaluar Lionel Messin, Luis Suarez dhe Cesar Delgado, transmeton KosovaPress.

“Fillimisht më duhet të them se jam shumë i lumtur. Më bën krenar, sidomos fakti që këto arritje i kam bërë me fanellën e një klubi si Real Madridi”, ka thënë ai.

“Fitova Topin e Artë dhe tani jam golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës së Klubeve që mua më jep motiv për të punuar dhe sakrifikuar më shumë nga vetja”.

“Dua gjithashtu të falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi sepse pa ta do ta kisha të pamundur të fitoja”, ka theksuar Ronaldo.

Reali në finale do të ndeshet me klubin brazilian Gremio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat