Zyrtare: Neymar dhe presidenti i Realit darkojnë bashkë

Futboll

Zyrtare: Neymar dhe presidenti i Realit darkojnë bashkë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 23:08
Neymar

Neymar nuk është rehat në Paris. Lojtarit nuk po i pëlqejnë se siç po shkojnë gjerat në PSG dhe dëshiron që të largohet ‘sa më herët aq më mirë’.

Braziliani i cili para disa jave i tregoi ish shokëve të vet te Barcelona se është penduar që kaloi te skuadra e Unai Emery, dëshiron që të largohet këtë verë, raporton “DiarioGol”.

Babai i Neymar Jr, Neymar Sr, është takuar në një restorant të njohur në Madrid me Florentino Perezin, presidentin e Real Madridit, të cilët folën pos tjerash edhe për datën e ardhjes së brazilianit në “Bernabeu”.

Kjo e nxitë Neymarin pasi që ai dëshiron të largohet nga Franca ‘sa më herët aq më mirë’. Braziliani e di që mundësia më e madhe për ta fituar ‘Topin e Artë’ është nëse kalon të skuadra e Zinedine Zidane dhe jo të qëndrojë në një liga amatore siç është ‘Ligue 1’

Prandaj, në darkë Neymar Sr i premtoi presidentit të Realit që do ti bëjë presion aq sa mundet të presidentin i PSG, Nasser Al- Khelaifi që ta lejoj djalin e tij të largohet në verë. “Ta jap fjalën” i tha Neymar Sr, Presidentit të Realit.

Operacioni nuk do të jetë i lehtë. Presidenti i PSG i harxhoi milionat në ish yllin e Barcelonës dhe Mbappe për ta bërë Parisin skuadrën më të fuqishme në botë, dhe nuk do ta lëshon ndonjërin prej tyre vetëm një vit pas.

Por Perez ka një ofertë bombë për t’ia mbushur mendjen, kjo ofertë kap shifrën prej plot 250 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat