Manchester City i rekordeve pret Tottenham në “Etihad”

Futboll

Manchester City i rekordeve pret Tottenham në “Etihad”

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 06:30
Sergio Aguero

ava e 18-të e kampionatit anglez do të në dhurojë një përballje spektakolare mes City-it të rekordeve dhe Tottenham-it të Harry Kane. “Qytetarët” morën një tjetër fitore bindëse në mesjavë kundër Swansea-s (4-0), duke vendosur një rekord të ri në Premier League për numrin e fitoreve radhazi (15). 

Skuadra e Pep Guardiola ka marrë 49 pikë nga 51 që ka pasur në dispozicion në 17 javët e para të kampionatit, nisja më e mirë që një ekip ka bërë në historinë e kampionatit anglez.

I pyetur nëse skuadra mund të ndihej e vetëkënaqur nga këto arritje, ai ka thënë: “Kjo nuk ka për të ndodhur. Ne kërkojmë shumë nga lojtarët tanë. Mund të humbasim, mund të luajmë keq, por nuk kemi qenë kurrë të vetëkënaqur në të kaluarën, siç nuk jemi tani dhe siç nuk do të jemi në të ardhmen”. Në këtë sfidë ata do të presin në “Etihad Stadium” një Tittenham të ringjallur.

Shifra dhe Fakte
– Londinezët kanë fituar dy ndeshje radhazi, por nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.
– 11 nga 20 skuadrat e Premier League kanë një lojtar në ekip me 5 ose më shumë gola të shënuar në këtë sezon. City ka gjashtë të tillë, që tregon akoma më shumë forcën e kësaj skuadre. Ata kanë realizuar pak më shumë se 3 gola për ndeshje deri tani.
– Në dhjetë përballjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave janë realizuar 39 gola (3,9 për ndeshje), ndërsa arbitrat kanë qenë të zënë në dhënien e 47 kartonëve të verdhë (4.7 për ndeshje) dhe dy të kuq.
– Sergio Aguero është rreziku numër 1 për “Spurs”. Ai ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë dy asiste në 11 ndeshje të luajtur kundër londinezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat