Federata nxjerr shifrat, mësoni se sa duhet të paguani për të parë nga afër Ligën Premier

Futboll

Federata nxjerr shifrat, mësoni se sa duhet të paguani për të parë nga afër Ligën Premier

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:05
Gjersa një ulëse më e lirë në “Emirates” kushton 27 funte, shifër kjo pak më e ulët se ajo e stadiumit së Huddersfield, që pavarësisht kundërshtarit kushton vetëm 30 funte.

Nëse ke dëshirë për të ndjekur një ndeshje në Ligën Premier nga shkallët e stadiumit, duhet të paguash në varësi të stadiumit.

“Emirates Stadium” i Arsenalit ka çmimet më të larta, ku tifozët duhet të paguajnë jo më pak se 90 funta për të ndjekur skuadrën e Arsene Wenger.

Gjersa një ulëse më e lirë në “Emirates” kushton 27 funte, shifër kjo pak më e ulët se ajo e stadiumit së Huddersfield, që pavarësisht kundërshtarit kushton vetëm 30 funte.

Chelsea është skuadra e dytë që ka bileta më të shtrenjta, ku një biletë kushton 87 funte ndërsa më e lira kap shifrat e 41 funteve.

Tifozët e Liverpoolit për ta parë klubin e zemrës në Anfield Road duhet të paguajnë nëntë funte dhe 59 sosh.

Manchester City i ka për vetëm pesë funte më të shtrenjta biletat se rivali lokal United ndërsa ato më të lirat kushtojnë 35 funte në Ettihad dhe 31 në Old Trafford.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat