Andrea Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje më shumë në karrierën e tij, pasi Universitario de Deportes në Peru ka konfirmuar se i ka bërë ofertë legjendës italiane.
Mesfushori magjik i vari këpucët në moshën 38-vjeçare muajin e kaluar në fund të kontratës me New York City Fc.
Megjithatë, Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje të fundit në Amerikën Jugore.
Universitario de Deportes njoftoi se i ka porpozuar pirlos të luajë në ‘Noche Cream’ – një ngjarje speciale e janarit gjatë të cilës ata e prezantojnë skuadrën dhe fanellat e sezonit të ri.
“Një kompani ka bërë ofertë përmes të cilës dëshiron ta sjellë Pirlon në Noche Crema, por asgjë nuk është finalizuar ende”, ka thënë zëdhënësi i skuadrës nga Peru, Carlos Moreno për Exitosa Deportes.