A ka nevojë Bayern Munich për Sanchezin, tregon Heynckesi

Futboll

A ka nevojë Bayern Munich për Sanchezin, tregon Heynckesi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Renato Sanches

Jupp Heynckes nuk po planifikon rikthimin e mesfushorit Renato Sanches te Bayern.

Portugezi u huazua për një vit në verën e shkuar te Swansea City, por atje ai ka dështuar po aq sa në Bayern Munich dhe së fundmi është raportuar se mund ta mbyllë para kohe aventurën në ishull.

Pra, Sanches mund të rikthehet që në janar te Bayern, meqë klubi bavarez nuk mund ta huazojë diku tjetër, siç e parashikojnë rregullat e mirëpërcaktuara të FIFA-s për transferimin e lojtarëve.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, trajneri i kampionëve të Bundesligës është shprehur se di si të punojë me lojtarë si Sanches, por nuk e ka kërkuar rikthimin e tij.

“Sinqerisht, nuk kemi bërë ndonjë diskutim për këtë. Reparti i mesfushës është plot me lojtarë cilësorë. E di se ç’do të thotë të punosh me lojtarë nga Portugalia apo Brazili. Ata kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe t’u tregosh si duhet të sillen. Sanches ka talent, por është i ri. Duhet çdo ditë punë dhe disiplinë”, tha gjermani.

Theksojmë se deri më tani reprezentuesi portugez për skuadrën uellsiane ka luajtur nëntë ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat