Janari mund të shpëtojë shumë shqiptarë

Futboll

Janari mund të shpëtojë shumë shqiptarë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:38
Ylli Sallahi

Ylli Sallahi vlerësohej talent i madh si adoleshent. Në moshë fare të re ishte transferuar nga gjiganti gjerman i futbollit, Bayern Muenchen. Luajti kohë të gjatë për të rinjtë dhe për ekipin e dytë të Bayernit, ndërsa ia doli të depërtojë edhe në ekipin e parë,

U grumbullua në tri ndeshje të Bundesligës, ndërsa debutoi më 5 prill të vitit 2014 në humbjen 1:0 nga Augsburgu. Ishte Pep Guardiola që ia dha mundësinë të debutoi, ndërsa luajti 51 minuta në pozitën e mbrojtësit të majtë. Nuk u grumbullua më me Bayernin, ndërsa në janar të vitit 2014 kaloi te Karlsruhe e Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Shihej vetëm si hap i radhës kalimi te një klub, ku do të luante rregullisht, por nuk ndodhi kështu. Në moshën ndoshta më të mirë për të shpërthyer, Sallahi është pa ekip. 23-vjeçari prej fillimit të gushtit llogaritet lojtar i lirë, prej se është ndarë me Karlsruhen.

Ai është vetëm një prej lojtarëve shqiptarë që mezi pret hapjen e afatit kalimtar të janarit, me shpresë se do të gjejë skuadër të re. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat