Mkhitaryan përplasje me Mourinhon

Futboll

Mkhitaryan përplasje me Mourinhon

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:18
Henrikh Mkhitaryan

Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan raportohet se është përfshirë në një fjalosje me Jose Mourinhon gjatë muajit nëntor.

Mkhitaryan sezonin e ri e nisi mirë, por ka munguar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në formacionin e Unitedit.

Mourinho së fundmi ka pohuar se vendimi për mungesën e armenit vjen shkaku i formës së mirë të mesfushorëve tjerë, por sipas ESPN, mungesa e Mkhitaryanit vjen si shkak i një përplasje që ka ndodhur me portugezin gjatë analizave të videove në qendrën stërvitore.

ESPN raporton se Mkhitaryan nuk ishte i kënaqur që u përjashtua në analizat e videove pas ndeshjes me Brightonin më 25 nëntor dhe dyshja u përfshi në një argument që vazhdoi edhe në korridore të qendrës stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat