Valon Behrami forcë uniteti në Udinese

Futboll

Valon Behrami forcë uniteti në Udinese

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:28
Valon Behrami

Valon Behrami ka thënë se synimi i tij është të jetë forcë uniteti në zhveshtoren e Udineses me përvojën që ka dhe gjuhët e huaja që i njeh.

Udinese përballet sot me Interin me fillim nga ora 15:00.

“Udinese është ekip i talentuar, ka shumë lojtarë të rinj të cilët punojnë fort gjatë javës për të korrur rezultate”, ka thënë kosovari i Kombëtares së Zvicrës për Inter TV.

Behrami ka vuajtur nga lëndimet së fundmi dhe do ta nisë lojën e sotme nga banka rezervë.

“Nuk kam qenë në gjendje të luaj aq shumë sa dua, por shihem i pikë reference në zhveshtore, kryesisht për shkak të numrit të gjuhëve të huaja që fliten aty. Gjithmonë tentoj ta japë më të mirën, pavarësisht çfarë roli kam”, ka shtuar Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat