Real Madridi kampion i botës për klube

Futboll

Real Madridi kampion i botës për klube

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 20:04
Festa pas fitores

Një 2017-të ëndrrash për Realin e Madridit që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas La Ligas, Champions Leagues, Superkupës së Europës dhe Superkupës së Spanjës, Los Blancos fituan trofeun e 5-të për këtë vit kalendarik pasi triumfuan 1-0 në finalen e Botërorit të klubeve ndaj brazilianëve të Gremios.

Një kompeticion të cilin Reali i Madridit e fiton për të 3-tën herë në histori dhe për herë të 3-të në 4 vitet e fundit. Në sfidën e zhvilluar në Adu Dhabi vendosi Cristiano Ronaldo që në minutën e 53-të realizoi një gol shumë të bukur drejtëpërdrejt nga një goditje standarte për t’i dhënë fitoren skuadrës së Zidane.

Image

Pas një pjese të parë jo shumë të mirë Reali e rriti ritmin në fraksionin e dytë madje në të 65-tën shtylla i tha jo golit të Modric ndërsa Benzema-së iu anullua një goli për një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Edhe brazilianët kishin pretendimet e tyre ndaj gjyqtarit i cili pak minuta përpara se Ronaldo të kalonte në avantazh Los Blancos nuk akordoi një penallti flagrante në favor të Gremios për një faull të kapitenit Ramos ndaj Ramiros.

Për t’u veçuar edhe disa pritje spektakolare të portierit të Gremios Marcelo Grohe i cili falë ndërhryjeve të tij shpëtimtare bëri që rezultati të mos thellohej më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat