Shkaktari i humbjes së parë sezonale të Inter është… Thohir

Futboll

Shkaktari i humbjes së parë sezonale të Inter është… Thohir

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:37
Erik Thohir

Interi pësoi dje humbjen e parë sezonale, teksa në “San Siro” u mund 3-1 nga Udinese, humbje që ka shkaktuar mjaft zhurmë. Por duket se tifozët zikaltër kanë zbuluar shkaktarin e vërtetë të kësaj humbje dhe ai është ish-presidenti Erik Thohir, që dje ka qenë në triubunën VIP.

Ndodh shpesh që sa herë që ish-presidenti vjen për të parë “live” skuadrën e tij, Interi humbet dhe kaq ka mjaftuar që tifozët ziklatër të reagojnë, duke thënë që Thohir të mos vijë më në stadium. Kjo ishte hera e parë këtë sezon që Thohir ndiqte “live” Interin dhe duket se skuadra i ka bërë një surprizë aspak të këndshme, duke pësuar humbjen e parë sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat