Chiesa te gjiganti italian për 40 milionë euro

Futboll

Chiesa te gjiganti italian për 40 milionë euro

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Federico Chiesa

Federico Chiesa vitin e kaluar bëri debutimin me skuadrën e parë të Fiorentinës duke shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara në kampionat.

Chiesa ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime për Fiorentinën.

Juventus ka bërë gati një ofertë për transferimin e tij në Torino.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë europër transferimin e Chiesas.

Skuadrat e tjera të mëdha italiane si Roma, Napoli dhe Inter e duan talentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat