Nuk po e bind Gattuson, Milani gati ta shkëmbejë Biglian

Futboll

Nuk po e bind Gattuson, Milani gati ta shkëmbejë Biglian

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:57
Badelj mund t’i bashkohet Milanit si shkëmbim me Biglian

Lucas Biglia ka qenë ndër transferimet më të bujshme të Milanit në verë.

Mesfushori argjentinas u kërkua me ngulm nga trajneri i mëparshëm i Milanit, Vincenzo Montella.

Tekniku italian ia doli ta ketë në skuadër argjentinasin edhe pse transferimi i tij vonoi shumë pasi Lazio nuk dëshironte ta lëntë të lirë.

Megjithatë pas largimit të Montellas, Biglia nuk e ka bindur trajnerin e ri të Milanit, Genaro Gatusso i cili nuk po e aktivizon atë.

Sipas medieve italiane, Milani tanimë është futur në bisedime me Fiorentinën për ta shkëmbyer argjentinasin.

‘Rossonerët’ janë duke kërkuar mesfushorin kroat Milan Badelj, ndërsa për këtë kanë ofruar Biglian.

Ish-anëtari i Lazios që iu bashkua Milanit për 17 milionë euro ka nevojë të luaj që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror me Argjentinën.

Ndërkohë 28-vjeçari Badelj pëlqehet shumë nga trajneri Gattuso i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin në ‘San Siro’.

Gjithnjë sipas medieve italiane, ky operacion pritet të finalizohet me sukses në 10 ditët e para të muajit janar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat