Sokoli shpreh keqardhje për Vllazninë

Futboll

Sokoli shpreh keqardhje për Vllazninë

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 15:41
Bylbyl Sokoli

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, shpreh keqardhjen për Vllazninë nga Pozherani, skuadër e cila është në fund të renditjes me 8 pikë në elitën e futbollit. Sokoli është larguar nga pozita e trajnerit të kësaj skuadre. “Pas vendimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me KF Vllaznia së pari dëshiroj të falënderoj miqtë e mi nga kryesia, si dhe futbollistët dhe bashkëpunëtorët e mi që kanë dhënë maksimumin për të bërë më të mirën në klub. Keqardhja më e madhe është qe nuk u arrit të ndërtohet stadiumi ku Vllaznia do t’i zhvillonte garat si nikoqir. Edhe pse tani KF Vllaznia ka gjasa reale për të siguruar barazhin dhe mbetjen në Superligën e Kosovës, mungesa e infrastrukturës sportive do ta bëjë shumë të vështirë realizimin e këtij qëllimi. Faleminderit të gjithë tifozëve të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pranë klubit”, shkruan Sokoli në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat