Ronaldo ngacmon Barcelonën

Futboll

Ronaldo ngacmon Barcelonën

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:28
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo “ngacmon” Barcelonën më pak se një javë nga El Clasico i parë i sezonit që do të zhvillohet më 23 dhjetor në “Santiago Bernabeu”. Rekordmeni i “los Blancos”, autor i golit vendimtar në finalen e Botërorit të Klubeve përballë Germios, deklaroi se do t’i pëlqente që futbollistët “baugrana” t’i nderonin rivalët të përjetshëm për suksesin e arritur.

“Do të ishte bukur nëse futbollistët e Barcelonës të rreshtoheshin për të na nderuar për arritjet tona. Shpresoj që të fitojmë në El Clasico që gara për titulli të jetë e hapur. Duhet të jetojmë duke shijuar çdo moment, sepse nuk i dihet se çfarë do të në ofrojë e nesërmja. Po fitojmë besim dhe po përmirësohemi dita-ditës për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores, po jetoj një sezon fantastik.”

CR7 u zgjodh futbollisti më i mirë i finales, sepse pikërisht falë tij Reali koleksionoi trofeun e pestë sezonal.

“Sigurisht që më lumturon fakti që fitova titullin kampion bote për klube. Reali i Madridit nuk kishte fituar kurrë 5 trofe në një vit. Është një tjetër rekord.”

5 herë fituesi i “Topit të Artë” i shpreh dashuri të përjetshme Realit, por sqaron se qëndrimi deri në fund të karrierës në kryeqytetin spanjoll nuk varet vetëm nga ai.

“Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën te Reali. Nga unë varet vetëm ajo duhet të bëj në fushën e blertë. Nuk jam unë ai që drejton klubin, vendosin ata që janë në krye.”

Në lidhje me të ardhmen e Ronaldos u shpreh edhe trajneri Zinedine Zidane, sipas të cilit është thelbësore që portugezi të qëndrojë sa më gjatë, sepse askush te Reali nuk mund të bëjë ato që bën Cristiano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat