Pse Lukaku nuk festoi?

Futboll

Pse Lukaku nuk festoi?

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:53
Lojtarët e Manchester Utd

Jose Mourinho insiston se Romelu Lukaku nuk është duke festuar golat për Manchester United pai ai është duke u pjekur si person.

Belgu ka marrë kritika të shumta gjatë kësaj periudhe për shkak të formës së dobët të treguar përpara portës, dhe ashtu si në ndeshjen e mëparshme, ai nuk festoi kur zhbllokoi rezultatin ndaj WBA pasditen e së dielës.

Mourinho ka mbrojtur sjelljen e lojtarit të tij, si dhe duke thumbuar festimet e Manchester City-t në derbine  javës së kaluar.

“As unë nuk festova. Askush nuk ishte më i lumtur se unë. Pesëmbëdhjetë vite më parë shoh filmimet e vetes sime duke festuar golat.

“Por kur piqesh arrin të kontrollosh më mirë emocionet.

“Romelu ka kaluar sezonin 2012/13 te West Brom dhe mbase ka ruajtur respektin dhe dashurinë për këtë klub.

“Mendoj se e merituam fitoren. Ishim skuadra më e mirë në fushë. Unë e dija që ata ishin shumë të rrezikshëm në goditje standarde.

“Kontrolluam ndeshjen për një periudhë të gjatë, më pas Pardew reagoi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat