Liverpooli ashtu si di, demoloi Bournemouth-in

Futboll

Liverpooli ashtu si di, demoloi Bournemouth-in

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 19:18
Ilustrim

Skuadra e Liverpoolit ashtu si di edhe demoloi vendasit e Bournemouth-it, në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League në futboll. Gjithçka u vulos në 45 minutat e parë kur ‘Redsat’ udhëhoqën me rezultat 0:3 falë golave të Coutinhos (20'), Lovrenit (26') e Salahit (44'). Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte më komod për shkak të epërsisë.

Image

Në minutën e 66-të, Firmino me kokë nga afërsia thelloi fitoren në 0:4. Liverpooli ngjitet në vend të katërt me 34 pikë, por ka ngec për 18 pikë nga lideri Manchester City, kurse Bournemouth është i 16-ti me 16 pikë. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pa dyshim se është i lumtur për pikët e mëdha, sepse vazhdojnë luftën për të siguruar një vend në garat e Champions League, kurse ende shpresojnë se mund t’i afrohen kreut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat