Kaka pensionohet nga futbolli

Futboll

Kaka pensionohet nga futbolli

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Braziliani zgjodhi rrjetet sociale për t’i njoftuar tifozët se ka përfunduar kontratën e Orlando Cityt.

Kaka ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv, duke i dhënë kështu fund thashethemeve për të ardhmen e tij.

Braziliani zgjodhi rrjetet sociale për t’i njoftuar tifozët se ka përfunduar kontratën e Orlando Cityt.

“Baba, ishte më shumë sa që mund të imagjinoja. Faleminderit! Tani jam gati për rrugëtimin e radhës. Në emër të Jezusit, amin”, ka shkruar Kaka.

35-vjeçar kishte një karrierë të bujshme nga viti 2001 deri 2017, ku fitoi Kupën e Botës me Brazilin, Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Milanin.

Ai gjithashtu fitoi edhe Topin e Artë, lojtari i fundit që e fitoi këtë cmim të madh para se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ta fitonin radhazi për shumë vite.

Ai në vitin 2009 refuzoi kalimin te Manchester City për 100 milionë funte dhe iu bashkua Real Madridit.

Paraqitja e tij e fundit për Brazilin ishte në maj të 2016, ku u fut si zëvendësim në fitoren 2-0 ndaj Panamasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat