Allegri i lumtur me fitoren e Juventusit

Futboll

Allegri i lumtur me fitoren e Juventusit

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:43
Massimiliano Allegri

Juventusi është rikthyer me fitore në udhëtimin te Bologna, me rezultat 0-3.

I lumtur me fitoren është deklaruar edhe trajneri Massimiliano Allegri, që ka folur për media pas këtij triumfi.

“Napoli dhe Inter po bëjnë një sezon të rëndësishëm, nuk mund të bënim gjë tjetër veçse të fitonim për të mbajtur ritmin”, ka deklaruar Allegri.

“Të mërkurën kemi Kupën e Italisë, ku do të duhet të kualifikohemi sepse është një tjetër objektiv i yni në këtë sezon. Në këtë moment skuadra duket shumë solide”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat