Prandeli: Kombëtaren nuk mund ta refuzosh dot

Futboll

Prandeli: Kombëtaren nuk mund ta refuzosh dot

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 22:25
Cesare Prandeli

Shkolla e trajningut italian konsiderohet nga më të mirat në botë, për të mos thënë numri një mes pankinave.

Por, pas dështimit të bujshëm për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, askush mes emrave të mëdhenj nuk po pranon të ulet në një minë lundruese si stoli i të kaltërve.

Cesare Prandeli e ka provuar më parë presionin që ka trajneri i Kombëtares së Italisë, por edhe pse nuk është përfolur shumë për të marrë drejtimin, duket se joshet nga rikthimi te kombëtarja axurre.

“Kombëtaren nuk mund ta refuzosh dot. Nëse do të rikthehesha pas në kohë, do të pranoja të njëjtën detyrë për 1 mijë herë me radhë. Edhe tani, nëse ma kërkojnë njerëz me një projekt serioz sportiv, mund ta mendoj që të ulem në pankinën e Italisë”, tha trajneri Prandeli.

Ai nuk i mbylli dyert përfaqësueses, por u tregua më i kujdesshëm kur në diskutim janë klubet e Serisë A. “Në Itali kam bezdisur shumë presidentë dhe drejtues ekipesh”, shtoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat