Barca poker ndaj Deportivos, gati për ‘El Clasico’

Futboll

Barca poker ndaj Deportivos, gati për ‘El Clasico’

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 22:49
Luis Suarez

Barcelona është treguar e pamëshirshme kundër Deportivo la Corunas në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga. Në takimin e zhvilluar në La Liga, katalunasit fituan me rezultat 4-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të me golin e Luis Suarez, i cili shënoi pas asistimit nga Lionel Messi. Argjentinasi nuk u tregua aspak egoist. Ai kishte mundësi të shënojë, por ia pasoi topin uruguaianit.

Në minutën e 41-të, Paulinho ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shënuar golin e dytë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, pati një moment të dyshimtë te një rast i Suarezit, të cilit nuk iu pranua një gol.

Porsa filloi pjesa e dytë, Luis Suarez e shënoi golin e dytë personal në këtë takim. Sergi roberto ishte asistues.

Ndërkaq, pesë minuta më vonë, edhe Paulinho e shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë (75′).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat