Shënojnë Fekir e Mariano, Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille

Futboll

Shënojnë Fekir e Mariano, Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 06:27
Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille

Fitoren e pastër e Olympique Lyon në klasiken e futbollit francez përballë Olympique Marseille. Fekir dhe Mariano Diaz me golat e tyre nga një për çdo pjesë vendosën sfidën me Lyonin që u ngjit barazoi Monacon në vendin e dytë në kuotën e 38 pikëve duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një gabim i portierit Mandanda që në minutën e 6-të i dha epërsinë vendasve me goditjen e Fekir që nuk u prit në mënyrën më të mirë nga portieri i Marseilles i cili i bëri një nder të madh Lyonit.

Skuadra e Bruno Genesios kishte një marsh më shumë se ekipi i Rudi Garcias dhe në pjesën e dytë Lyoni gjeti edhe golin e avantazhit të dyshiftë me sulmuesin e ardhur nga Reali i Madridit, Mariano Diaz.

Marseille u përpoq të bënte diçka por portieri Lopez priti gjithçka që i doli përpara duke ruajtur portën të paprekur deri në fund, me Lyon që mori një fitore të rëndësishme me shifrat 2-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat