Pensionohet zyrtarisht Kaka

Futboll

Pensionohet zyrtarisht Kaka

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 08:26
Leite Kaka

Legjenda braziliane, Leite Kaka, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli, duke i dhënë fund spekulimeve pas largimit nga Orland City në fillim të vitit 2017.

Ai u përshëndet me fansat e tij përmes rrjeteve sociale.

“Baba, ishte më shumë se që e kam imagjinuar ndonjëherë. Faleminderit! Tani jam gati për rrugëtimin tim të radhës”, ka shkruar ai. 35-vjeçari ka pasur karrierë të mrekullueshme.

 Ai ka fituar Kupën e Botës me Brazilin. Ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Milanin, ndërsa është edhe njëherë fitues i Topit të Artë më 2007.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat