70 metra sprint, për golin e vitit, ja magjia e Abazajt

Futboll

70 metra sprint, për golin e vitit, ja magjia e Abazajt

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:08
Kristal Abazaj

Fitorja spektakolare e Luftëtarit ndaj Partizanit me rezultatin 5-0 u zbukurua akoma edhe më shumë nga goli fantastik që realizoi Kristal Abazaj.

Një finalizim për tu vendosur në vitrinë ai i sulmuesit të përfaqësues Shpresa, një gol që për nga mënyra e realizimit do ta kishin zili edhe futbollistët më të mëdhenj të botës.

Abazaj e mori topin në gjysmëfushën e skuadrës së tij, vrapoi 70 metra, dribloi 3 kundërshtarë dhe më pas me një goditje shumë të bukur mposhti portieri Alban Hoxha për të realizuar atë që mund të konsiderohet pa frikë goli i vitit në Kategorinë Superiore dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat