Para 33-34 vjetësh kur Bylbyl Sokoli luante për këtë ekip

Futboll

Para 33-34 vjetësh kur Bylbyl Sokoli luante për këtë ekip

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:06
Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli ka qenë ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova  në vitet e 80-ta. Ai shihet i pari ulur majtas në foto, afër Sunaj Keçit e Skënder Berishës (KENA).  Për Sokolin, gjenerata e sotme pak dinë për të, por ai ka qenë një lojtar i Ramiz Sadikut që në vitin 1984, skuadër që ishte në Ligën e Dytë Federative të Lindjes në ish-Jugosllavi, por kishte rënë nga liga pas një edicioni. Sokoli kishte luajtur me sukses në këtë ekip me disa nga lojtarët të asaj kohe. Sot, Sokoli është trajner i mirënjohur, së fundi i Vllaznisë, ndërsa tani raportohet se gjithçka është e kryer dhe do të jetë në krye të Ferizajt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat