Mourinho befason të gjithë me transferimin e ri në United

Futboll

Mourinho befason të gjithë me transferimin e ri në United

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Jose Mourinho

Jose Mourinho kërkon një tjetër përforcim në sulm për Manchester United.

Siç raporton shtypi anglez, trajneri portugez u ka kërkuar drejtuesve talentin brazilian Malcom të Bordeaux, i cili ka shpërthyer në sezonin e dytë me francezët.

20-vjeçari ra në sy që vitin e kaluar, por në sezonin aktual ka shënuar 6 gola, duke shtuar oreksin e klubeve të mëdha.

Arsenali tentoi në verë ta blindte lojtarin, por nuk arriti akordin me Bordeaux, ndërsa tani për ta lënë të lirë Man. United duhet të shpenzojë 35 milionë euro për sulmuesin brazilian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat