Strakosha: Kemi cilësi për t’i bërë ballë çdo kundërshtari

Futboll

Strakosha: Kemi cilësi për t’i bërë ballë çdo kundërshtari

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 14:35
Strakosha

Mediat italiane verësojnë paraqitjen e Thomas Strakoshës në transfertën e Bergamos kundër Atalantës ku kreu të paktën dy ndërhyrje vendimtare për të mbajtur skuadrën bardhekaltër në lojë. Fillimisht në pjesën e parë ai ndali Petagnan për golin e avantazhit 3:0 të skuadrës së Gasperinit dhe më pas i mohoi golin sulmuesit argjentinas Papu Gomez për 4:2-shin që mund të kishte hipotekuar fitoren e zikaltërve. Numri 1 i portës bardhekaltër thekson se i vjen mirë për momentin pozitiv që po kalon por sipas tij,Lazio duhet të rikthehet ajo e disa javëve më parë. “Mund të përmirësohemi për të arritur nivelet e larta të klasifikimit. E kisha vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe besoja te fitorja por nuk ia dolëm mbanë. Kemi cilësi për t’i bërë ballë çdo kundërshtari”, thekson portieri i Kombëtares Shqiptare. Sfida ndaj Atalantës ishte edhe një derbi shqiptarësh pasi kolegu i tij Etrit Berisha me të cilin duelon për një vend edhe në kombëtare, mbrojti portën e bergamaskëve. “Nuk mendoj për këto lloj duelesh, unë dëshiroj vetëm të përmirësohem sa më shumë”, thekson numri 1 i Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat