Daniel Sturridge do të largohet nga Liverpool.
Sipas “Mirror”, anglezi ka vendosur të braktisë klubin nga “Anfield”.
Kjo pasi që ai nuk ka hapësirë te skuadra e Jurgen Klopp.
Sturridge dëshiron minutazhë të mjaftueshme, për të siguruar një vend te Anglia për Kupën e Botës. Ai mund të kalojë në La Liga, ku kërkohet nga Valencia dhe Real Betis.