Pazzini kërkohet nga Torino

Futboll

Pazzini kërkohet nga Torino

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:07
Giampaolo Pazzini

Kriza që kaloi Torino në rezultate sipas Sinisa Mihajlovic ishte mungesa e një sulmuesi si zëvendësues i Andrea Belottit, i cili qëndroi shumë gjatë në infermieri për shkak të problemeve fizike.

Për të zgjidhur këtë problem, drejtuesit po studiojnë alternativën e numrit nëntë dhe emri më i pëlqyeshëm për trajnerin serb është ai i Giampaolo Pazzinit.

Ky i fundit ka raporte të tendosura me trajnerin Fabio Pecchia te Verona dhe pas dy sezonesh do të ishte momenti më i mirë për të nisur një aventurë të re në Serinë A në moshën 33 vjeçare.

Pazzini te Hellas Verona këtë sezon ka shënuar katër gola në 11.

Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ishte pjesë edhe e Interit, Milanit, Sampdorias, Fiorentinës dhe Atalantas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat